Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kreun e Bashkësisë Fetare Islame të Maqedonisë së Veriut, H. Hfz. Shaqir Fetai, i cili vizitën e tij të parë pas zgjedhjes në krye të BFI e zhvilloi në Tiranë, në selinë qëndrore të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

H. Hfz. Fetai shoqërohej në takim nga Drejtori për Marrëdhënie me Botën Arabe pranë Rijasetit të BFI.

Kryetari Spahiu falënderoi homologun e tij të Maqedonisë së Veriut për vizitën.

Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë bashkëpunimin e ngushtë midis dy bashkësive tona në dobi të besimtarëve dhe përçimit të mesazhit paqësor të islamit, theksoi ai ndër të tjera në fjalën e tij.

Z. Fetai falënderoi Kryetarin e KMSH për pjesëmarrjen në ceremoninë solemne të betimit të tij në 26 nëntor në Shkup.

Kryetari Spahiu u shoqëruan në këtë takim nga Nënkryetari z. Taulant Bica dhe Myftiu i Tiranës z. Lauren Luli.

Biseda ishte e hapur dhe vëllazërore.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë