Imami i Qabes, Hirësia e Tij, dr. Abdullah Avad el-Xhuheni dhe delegacioni që e shoqëron po zhvillojnë takimin zyrtar në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku janë pritur nga kryetari, H. Bujar Spahiu dhe bashkëpunëtorët e tij.
Kryetari Spahiu shprehu mirënjohjen e tij imamit të nderuar që iu përgjigj ftesës për të vizituar vendin tonë.
Imami nga ana e tij ka falenderuar kryetarin për ftesën dhe është shprehur i lumtur për këtë vizitë dhe mundësinë që iu dha për të bashkëbiseduar me besimtarët shqiptar në xhami të ndryshme të vendit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë