
Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, u prit në një takim kortezie nga z. Adnan al-Ghunaim, i Ngarkuari me Punë në Ambasadën e shtetit të Kuvajtit në vendin tonë.
Gjatë këtij takimi, të dy titullarët shkëmbyen mendime dhe ide mbi rrugët dhe mundësitë e forcimit të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet institucioneve që ata përfaqësojnë.
z. Adnan al-Ghunaim dhe kryetari Spahiu diskutuan mbi potencialin e zhvillimit të projekteve të përbashkëta në aspektin social, kulturor dhe atë humanitar, me synimin për të thelluar lidhjet historike dhe miqësore mes dy vendeve.
Më tej, të dy palët theksuan rëndësinë e një partneriteti të frytshëm dhe afatgjatë mes Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe institucioneve përkatëse të Shtetit të Katarit.
Gjatë kësaj vizite, kryetari Spahiu shoqërohej nga Nënkryetari i Institucionit z. Lauren Luli.
