Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, me ftesë të ministrit të Haxhit dhe Umres, z. Taufik bin Feuzan al-Rabiah, po zhvillon një vizitë disa ditore në Xhide të Arabisë Saudite.

Kryetari i KMSH-së e falenderoi ministrin për punën e palodhur në shërbim të besimtarëve që vizitojnë Arabinë Saudite për kryerjen e Haxhit dhe Umres.

Gjithashtu ai vlerësoi të gjitha institucionet të cilat me anë të organizimit të tyre lehtësojnë dhe ofrojnë kushte bashkëkohore për të gjithë haxhinjtë.

Ministri Al-Rabiah shprehu konsideratën e tij për Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë për bashkëpunim e frytshëm mes dy institucioneve në organizimin e Haxhit.

Pas takimit, kryetari i KMSH-së dhe Ministri i Haxhit dhe Umres nënshkruan marrëveshjen e Haxhit ndërmjet dy vendeve për Haxhin e vitit 2024.

Në kuadër të bashkëpunimit mes dy institucioneve, ministri i Haxhit dhe Umres me ftesë të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë do të vizitojë Shqipërinë gjatë këtij viti, ku do të marrë pjesë në konferencën dhe panairin e Haxhit dhe Umres për rajonin, aktivitet ky që do të bashkë-organizohet nga dy institucionet e lartpërmendura.

Gjatë kësaj vizite Kryetari i KMSH-së shoqërohet nga Myftiu i Tiranës dhe përgjegjësi i Zyrës së Haxhit, z. Lauren Luli dhe drejtori i Kabinetit, z. Ejup Lila.

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë