Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu zhvilloi një vizitë kortezie në Ambasadën e Mbretërisë së Arabisë Saudite në Tiranë, ku u prit nga ambasadori saudit z. Faisal Ghazi Hifdhi.
Kjo vizitë e kryetarit Spahiu vjen në kuadër të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërinstitucional dhe konsolidimit të marrëdhënieve të forta dypalëshe që kanë karakterizuar deri më tani marrëdhënien ndërmjet KMSH-së dhe Ambasadës së Arabisë Saudite në Tiranë.
Gjatë kësaj vizite z. Spahiu shprehu mirnjënjohjen në emrin e tij personal dhe në emër të të gjithë besimtarëve për shërbimin dhe mbështetjen e pandërprerë për islamin dhe myslimanët në Shqipëri të ofruar nga Mbretëria e Arabisë Saudite dhe Ambasada e saj në vendin tonë.