Kryetarja e Komitetit Shtetëror për Kultet, znj. Loreta Aliko ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të këtij institucioni.
Urimi i plotë vijon si më poshtë:
KRYETARIT TË KOMUNITETIT MYSLIMAN TË SHQIPËRISË
H. BUJAR SPAHIU
I nderuar Z. Kryetar,
Në emër të Komitetit Shtetëror për Kultet dhe timin personal, dëshiroj t’Ju përcjell urimet e përzemërta për zgjedhjen Tuaj, në krye të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Me bindjen se, nën drejtimin Tuaj, Komuniteti Mysliman i Shqipërisë do të vazhdojë të jetë faktor i rëndësishëm në përhapjen e vlerave morale për besimtarët, për jetën sociale, për ruajtjen e harmonisë tradicionale fetare në vend dhe një bashkëpunëtor i frytshëm,
Ju përcjell konsideratat e mia të sinqerta,
Kryetare
Loreta Aliko