DSC_0142Kur’ani është ushqim për shpirtin, qetësi për zemrën dhe dritë për mendjen, kështu u shpreh nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Ali Zaimi, në programin e organizuar nga Medreseja e Tiranës për Kur’anin Famëlartë.

Ai shtoi më tej se nëpërmjet Kur’anit, Allahu e ngriti njeriun në pozitën e të qenit bashkëbisedues me të. “Shumë arritje, vlera e mirësi, që sot vlerësohen e duartrokiten në mbarë botën, si norma universale janë po ato që Kur’ani pati urdhëruar e këshilluar që në krye të herës. Profeti jonë thotë se më i miri prej jush është ai që e mëson Kur’anin dhe jua mëson atë të tjerëve. Ne sot jemi optimistë e plot shpresë sepse ka njerëz që e mësojnë Kur’anin dhe jua mësojnë të tjerëve”, nënvizoi z. Zaimi.

Programi festiv “Kur’ani Famëlartë, udhëzues dhe burim lumturie për mbarë njerëzimin”, pati këndim të ajeteve të Kuranit nga nxënësit e medresesë, interpretime të ndryshme ilahish, pjesë teatrale dhe poezi, të cilat paraqisnin vlerat e larta të Librit të Gjithësisë.

18 shkurt 2015

 DSC_0105 DSC_0121 DSC_0122  DSC_0164

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë