11693809_10203135343584593_6345888551144212243_nMë 4 korrik 2015, në një atmosferë të mrekullueshme besimi hapi dyert xhamia e fshatit Kçar në Malësi të Madhe.
Ceremonia e inaugurimit u përshëndet nga Myftiu Edmir Smajlaj, i cili falënderoi Allahun për mirësinë e madhe të kësaj dite të gëzueshme. Ai vlerësoi lart kontributin e madh të Asamblesë Botërore të Rinisë Myslimane, drejtorit të saj, z. Hektor Saliaj, për këtë dhuratë të bukur, që u konkretizua në këtë muaj të shënuar të kalendarit islam.
Ndërkohë, Nënkryetari i KMSH-së, z. Bujar Spahiu e vlerësoi këtë mirësi, si një mundësi e re që banorët e fshatit kanë për të kryer adhurimet e tyre në kushte të përshtatshme, si dhe fëmijët e tyre, për mësimin e besimit dhe Fjalës së Zotit, në ambientet komode që ofron kjo xhami e re.
Ceremonia u pasua me faljen e namazit të drekës nga të pranishmit e shumtë, që kishin tejmbushur xhaminë.
Pas faljes së namazit dhe lutjeve të shumta, të pranishmit u përqafuan me gëzim duke shkëmbyer me njëri-tjetrin urimet për faltoren e re.
Në këtë ceremoni merrte pjesë edhe drejtori i Kabinetit në KMSH, z. Oltion Kola.

11698582_10203135344944627_3493065391877940183_n11209499_10203135346544667_6520951213245045136_n

11698507_10203135356464915_1438561919069159460_n

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë