Sot, më 23.01.2023, në selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë u mbajt mbledhja e parë e këtij viti e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë.
Të pranishëm në këtë mbledhje ishin;
Kryetari Komuniteti Mysliman të Shqipërisë, Shkëlqesia e Tij, H. Bujar Spahiu, mikpritës i takimit.
Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqipërisë, Kryepeshkopi i Tiranës, Durrësit dhe gjithë Shqipërisë, Fortlumturia e Tij, Anastas Janullatos u përfaqësua në këtë mbledhje nga Hirësi Asti Bakallbashi.
Kisha Katolike e Shqipërisë, Presidenti i Konferencës Ipeshkvnore,
Mons. Angelo Massafra
Kryegjyshata Botërore Bektashiane, Kryegjyshi H. Dede Edmond Brahimaj
Vëllazëria Ungjillore e Shqipërisë, Kryetari, Pastor Ergest Biti.
Sekretari i Përgjithshëm i Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë, z. Genti Kruja.
Sheldiana Jano, Përgjegjëse e Financës në KNFSH.
Agjenda kryesore e mbledhjes së Këshillit të Presidencës të KNFSH-së ishte kalimi i detyrës së kreut të Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë për vitin 2022, nga Pastor Ylli Doçi tek Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu në bazë të statutit dhe rotacionit të miratuar në mbledhjen e Këshillit të Presidencës së KNFSH-së.
Më tej mbledhja ka vijuar me paraqitjen e raporteve financiare të vitit 2022, miratimin e anëtarëve të rinj të Bordit Ekzekutiv. Gjithashtu është ndarë një informacion i përgjithshëm në lidhje me delegatët në Asamblenë e Këshillave Ndërfetarë të Europës, është diskutuar agjenda e vitit 2023 etj.
Presidenca e Këshillit Ndërfetar të Shqipërisë që do të mbajë Kryetari Spahiu gjatë vitit 2023 përkon edhe me 100-vjetorin e pavarësimit dhe themelimit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë