U zhvillua sot, në ambientet e Kolegjit Universitar “Bedër” mbledhja e zakonshme e Këshillit të Përgjithshëm të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për 6-mujorin e parë të këtij viti.
Mbledhja u hap me lexim Kurani nga imami i xhamisë “Et’hem Bej”, z. Elton Karaj.
Më tej, ishte radha e z. Fejzi Shaholli, tashmë në cilësinë e Kancelarit të Institucionit, të mbante fjalën hapëse.
Fill pas tij, të pranishmit i përshëndeti gjithashtu edhe Kryetari i Komunitetit, H. Bujar Spahiu, i cili bëri një rezyme të shkurtër të arritjeve të deritanishme të viteve të fundit. Po ashtu ai nuk la pa falenderuar të pranishmit për angazhimin e tyre përgjatë këtij viti jubile të institucionit.
Mbledhja vijoi më tej me raportin e Kryesisë së Këshillit të Përgjithshëm, raport ky i cili u prezantua nga Myftiu i Kukësit e njëkohësisht Kryetari i Këshillit të Përgjithshëm, z. Islam Hoxha.
Më tej, kancelari Shaholli, paraqiti raportin e kryesisë dhe vendimet e marra nga kjo e fundit midis dy mbledhjeve.
Të pranishmit u njohën gjithashtu edhe me raportin e Drejtorisë së Çështjeve Sociale, raport ky i prezantuar nga Drejtori Edvin Kuçi.
Ndërsa Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli, ndau në mënyrë përmbledhëse ecurinë e deritanishme të haxhit për këtë vit.
Kjo mbledhje u mbyll me fjalën e Nënkryetarit të KMSH-së, z. Taulant Bica, i cili shpalosi disa nga aktivitetet që janë zhvilluar nga të rinjtë e FRMSH-së në Tiranë e në rrethe, po ashtu ai ndau me anëtarënt e pranishëm disa nga objektivat e së ardhmes së këtij organi.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë