ZK1A0610

Sot, më datë 17 qershor 2015, u mblodh Këshilli i Teologëve pranë Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për të shqyrtuar disa çështje që kanë të bëjnë me muajin e madhërueshëm të Ramazanit. Në këtë mbledhje u diskutuan temat për caktimin e nisabit (masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit), për sadakanë e fitrit, fidjen (pagesa ditore në lekë për ata që nuk munden dhe nuk pritet më pas ta mbajnë agjërimin), si dhe për disa çështje të tjera, konkludimi i të cilave do të finalizohen në mbledhjet në vazhdim. Teologët e nderuar pasi i diskutuan gjerësisht çështjet e lartpërmendura, mbështetur në Kur’an, Sunet dhe Ixhma, dolën në përfundimin si më poshtë:

-Caktimi i nisabit (masë e caktuar nga feja për detyrimin e zekatit) për vitin 2015 është 400.000 lekë duke iu referuar floririt (85 gramë).

-Sadakaja e Fitrit është 200 lekë për frymë.

-Fidja (pagesa ditore në lekë për ata që nuk munden dhe nuk pritet më pas ta mbajnë agjërimin) do të jetë 200 lekë.

-Koha e imsakut është koha e limitit të lejimit të ngrënies dhe pirjes para fillimit të agjërimit, bazuar në kalendarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

ZK1A0611

ZK1A0612

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë