Medreseja e Kavajës, organizoi të enjten, 19 Dhjetor 2013, programin e quajtur “Festa e Kuranit”, një programi ky i përvitshëm që organizohet në të gjitha Medresetë e vendit.
Aktiviteti festiv është zhvilluar në ambientet e Pallatit të Kulturës në Kavajë, me rastin e mësimit të Kuranit nga ana e nxënësve të klasave të 10-ta. I ftuar në këtë aktivitet ishte Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, dhe Drejtori i Arsimit në KMSH, Altin Shima.
Gjithashtu të pranishëm ishin edhe nënkryetarët e Bashkisë së Kavajës, Myftiu i Kavajës, Besnik Leçini, pedagogë të Departamentit të Shkencave Islame të Universitetit “Bedër” si dhe mësues e prindër të nxënësve.
Programi u hap me fjalën e Allahut atë për të cilin ishin mbledhur, Kuranin e Madhërishëm, vazhdoi me fjalën përshëndetëse nga nënkryetari Klodian Shehi dhe të ftuarit e tjerë. Më pas kori i medresesë interpretoi ilahi e poezi të ndryshme.
Në fund u ndanë edhe certifikatat nxënësve të rinj për mësimin e leximit të Kuranit Famëlartë.