ZK1A2097

Namazi si adhurim, lartësim shpirtëror, falënderim dhe mirënjohje ishte tema e programit që Medreseja e Tiranës organizoi këtë javë.

Nënkryetari I KMSH-së, z Gazmend Aga i pranishëm në këtë aktivitet përgëzoi nxënësit për përcjelljen e emocioneve të veçante dhe vlerësoi Medresenë e Tiranës e cila me të gjithë komponentët e saj është duke dhënë frymën e arsimimit të ndërgjegjshëm.

Më pas z. Aga theksoi se namazi është një strehë për çdo besimtarë. Namazi është forma më e përkryer e përcaktuar nga Zoti i Gjithësisë se si njeriu mund ta falënderojë Allahun.

Gjatë fjalës së tij drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi falënderoi nxënësit për programin e përgatitur dhe u uroi mirëseardhjen të ftuarve. Z. Zaimi theksoi se medreseja e Tiranës organizon shumë programe por ky program ka një rëndësi të veçantë.

Drejtori i Arsimit në KMSH tha se Medreseja e Tiranës me programe të tilla të vazhdueshme tregon qartë se është promovuese e vlerave më të mira për të ndriçuar zemrat dhe mendjet e nxënësve të saj si dhe dëshmon se është një vatër dije dhe Kulture.

Drejtori i Fondacionit Sema tha se namazi dhe besimi janë binjakë, por besimi ka lindur më përpara. Kjo tregon qartë rëndësinë e namazit.

Gjatë programit nxënësit e medresesë përcollën mjaft mesazhe të vyera dhe urtësi të namazit.

Programi ishte mjaft I larmishëm me poezi, ilahi, shfaqje teatrale, proza, mesazhe të ndryshme dhe fjalime.

Gjatë programit u përcollën mjaft emocione pozitive dhe mesazhe të rëndësishme.

Të pranishëm në këtë program ishin drejtori I Medresesë, së Tiranës, z. Ali Zaimi, nënkryetari I KMSH-së, z Gazmend Aga, drejtori I Arsimit në KMSH, z. Oltion Kola, drejtori i Fondacionit Sema, z. Omer Çallësh të ftuar të ndryshëm, stafi pedagogjik dhe nxënës.

Qëllimi i programit ishte rikujtimi i rëndësisë së namazit dhe urtësive të pafund të tij.

31 janar 2016

ZK1A1986ZK1A2039

ZK1A2013 ZK1A2061ZK1A2023   ZK1A2068 ZK1A2081 ZK1A1993

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë