Medreseja e Tiranës në bashkëpunim me Komunitetin Mysliman të Shqipërisë dhe Prefekturën e qarkut Tiranë organizuan një aktivitet për t’u ardhur në ndihmë familjeve në nevojë. Ky aktivitet nën moton “2016-ta, viti i bashkëjetesës dhe dashurisë” u bë i mundur falë kontributetv të mbledhura nga nxënësit e Medresesë të cilët ndihmuan dhjetra familje.
Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, i pranishëm në këtë aktivitet theksoi se solidarizimi me njerëzit në nevojë është detyrë morale dhe fetare për çdo person. Një besimtarë duhet të jetë gjithmonë i gatshëm të japë kontributin e tij në shoqëri.
Drejtori i shkollës z. Omer Çallësh në fjalën e tij ndër të tjera tha se për të arritur paqen dhe rendin botëror është e nevojshme kultivimi i një gjenerate paqësore. Gjithashtu, ai theksoi se respekti dhe toleranca ndaj diferencave të njëri-tjetrit, do të ishin të mjaftueshëm për një botë më të mirë.
Prefekti i Tiranës z. Sadi Vorpsi falenderoi Medresenë e Tiranës dhe në vecanti nxënësit për gatishmërinë e treguar për t’u ardhur në ndihmë ketyre familjeve. Në vijim të fjalës së tij ai përmendi rëndësinë e tolerancës dhe dashurisë për njëri-tjetrin.
Gjithashtu nxënësit e Medresesë së Tiranës organizuan një program artistik për familjet në nevojë.