Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim drejtorin e Medresesë së Tiranës, z. Ali Zaimi, një pjesë të stafit pedagogjik dhe disa nxënëse të medresesë.

Kryetari i KMSH-së i falënderoi për vizitën dhe shprehu mirënjohjen e tij për kontributin e tyre të vyer në fushën e arsimit dhe edukimit të brezave të rinj.

Drejtori i Medresesë së Tiranës, z. Zaimi bashkë me stafin dhe nxënëset uruan kryetarin e KMSH-së për detyrën e tij fisnike në shërbim të fesë, edukimit, arsimit dhe vlerave më të larta njerëzore.

Kryetari Spahiu pasi i falënderoi për urimet u shpreh se KMSH do t’i kushtojë një vëmendje të rëndësishme medreseve në mbarë vendin, që të mundësohet shkollim në kushte bashkëkohore dhe me cilësi të lartë në mësimdhënie.

“Dituria është trashëgimia që na kanë lënë profetët. Qëllimi i KMSH-së është që me anë të medreseve të krijojë mundësitë që rinia të përparojë në dije fetare dhe shkencore, duke u bërë kështu ndjekës të rrugës së profetëve”, tha ndër të tjera  kryetari i KMSH-së.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë