Medreseja e Tiranës “H. Mahmud Dashi”, Medreseja e Kavajës “Hafiz Ali Korça”, Medreseja e Kavajës (vajza), Medreseja e Elbasanit, “Liria”, Medreseja e Beratit “Vexhi Buharaja”, dhe Medreseja e Korçës “Abdullah Zemblaku” kanë filluar përgatitjet për vitin e ri shkollor 2016-2017.
Medresetë kanë zhvilluar programin një javor të orientimit për klasat e 10-ta.
Qëllimi i këtij aktiviteti ishte informimi i nxënësve fitues mbi programin mësimor, aktivitetet shkollore dhe ambientimin sa më të mirë me ambientet e medreseve.
Falë këtij programi nxënësit e klasave të 10-ta u futën në atmosferën e fillimit të vitit të ri shkollor 2016-2017.
Gjatë javës së orientimit u zhvilluan orë mësimi të gjuhëve të huaja, lëndëve shkencore, aktivitete dhe argëtime të ndryshme. Nxënësit të cilët do t’i frekuentojnë për herë të parë medresetë falë këtij programi do të jenë më të gatshëm dhe më të qetë në fillimin e një viti të suksesshëm shkollor.
Medresetë e vendit njihen për suksesin e tyre në arenën kombëtare dhe atë ndërkombëtare. Medresetë janë sjellë në vëmendje të publikut për rezultatet e larta të nxënësve si dhe ndërthurjen e besimit me shkencën.