Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet e sinqerta Kishës Katolike të Shqipërisë dhe të gjithë besimtarëve katolikë, për ndarjen nga jeta të Imzot Rrok Mirditës, Arqipeshkëv Metropolit i Arkidioqezës Tiranë – Durrës.
Shoqëria jonë e ka njohur atë si një personalitet të shquar në përpjekje të harmonisë, bashkëjetesës dhe të preokupimit mbi problemet që shqetësonin besimtarët katolikë dhe më gjerë.
Ndarja e tij nga jeta është një humbje jo vetëm për Komunitetin Katolik por për të gjithë shoqërinë shqiptare. Ndaj edhe njëherë ju shprehim ngushëllimet tona.
Zoti e pastë në Mëshirën e Tij.
KOMUNITETI MYSLIMAN I SHQIPËRISË