Me hidhërim të thellë mësuam se dielli nuk do të lindë më për z. Ismail Muçej, ish kryeredaktorin e parë të gazetës “Drita Isame”, sot revista “Drita Islame”, themeluar në vitin 1992 nga Komuniteti Mysliman i Shqipërisë.
Ismail Muçej ishte një personalitet i kulturës sonë, poliglot, njohës i 6 gjuhëve të huaja dhe intelektual i shquar.
Ai u persekutua dhe kaloi 11 vjet të jetës së tij në burgjet e regjimit komunist.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë i shpreh ngushëllimet më të thella familjes Muçej!
Zoti e mëshiroftë dhe shpërbleftë me xhennet!