Ka mbërritur në Shqipëri delegacioni nga Mbretëria e Arabisë Saudite, i kryesuar nga Shkëlqesia e Tij, Taufik bin Fauzan al-Rabiah, Ministër i Haxhit dhe Umres.

Ministri i Haxhit dhe i Umres do të zhvillojë një vizitë zyrtare 3 ditore në Shqipëri me ftesë të Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu.

Pjesë e axhendës së tij do të jetë takimi me kryetarin Spahiu dhe me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Sh.T.Z Bajram Begaj.

Gjatë qëndrimit të tij disa ditor në vendin tonë, Ministri në fjalë do të vizitojë edhe Panairin e Haxhit dhe të Umres, panair ky i cili do të organizohet për herë të parë në Ballkanin Perëndimor si bashkëpunim ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe Ministrisë së Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite.

Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë falënderon dhe shpreh vlerësimet e tij më të përzemërta Mbretërisë së Arabisë Saudite me në krye Shërbyesin e Dy Xhamive të Shenjta, Mbretin Selman bin Abdulaziz, për çdo derë mirësie që Mbretëria e Arabisë Saudite ka hapur për myslimanët kudo ndodhen si dhe për njerëzimin mbarë!

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë