Ministri i Vakfeve të Egjiptit, Prof. Dr. Mohamed Mokhtar Xhum’a, ne anë të një letre ka uruar Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun, me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit.
Në letrën e tij, ai shpreh gatishmërinë e plotë për ti ardhur në ndihmë Komunitetit Mysliman Shqiptar në funksion të përmbushjes së misionit fisnik në shërbim të fesë Islame.
Urimi i plotë:
Shkëlqesia Juaj / Bujar Spahiu
I nderuar Kryetar i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë
Paqja, mëshira dhe bekimi i Allahut qofshin mbi ju,
Kam kënaqësinë t’ju shpreh urimet më të sinqerta me rastin e zgjedhjes suaj në postin e Kryetarit të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.
Lus Allahun (xh.sh.) të jetë Ndihmës i juaji në atë që ju ka caktuar dhe të na japë sukses të gjithëve në shërbim të fesë së pastër islame dhe në promovimin e imazhit të saktë të saj në mbarë botën.
Përfitoj nga rasti të shpreh gatishmërinë tonë për mbështetjen tuaj në çfarëdo lloj forme në funksion të kryerjes së misionit tuaj fisnik.
Ju lutem të pranoni respektin dhe vlerësimin tim më të lartë
Ministër i Vakfeve
Prof. Dr. Mohamed Mokhtar Xhum’a