Myftiu i Beratit, z. Emirjon Vathaj, i shoqëruar nga zv. Myftiu Bilbil Talla dhe bashkëpunëtorët e tij të afërt në këtë myftini, vizituan ditën e sotme selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku u pritën nga kryetari H. Bujar Spahiu.
Gjatë këtij takimi, u diskutua mbi çështje të ndryshme që kanë të bëjnë me problematikat e përditshme administrative, organizmin e aktiviteteve fetare, rëndësinë e përçimit të mesazhit Islam te besimtarët, etj. Po ashtu, të lartëpërmendurit uruan kryetarin Spahiu me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të institucionit.
Pasi i falenderoi ata për vizitën dhe urimet, kryetari Spahiu, u ndal në rëndësinë e mbarëvajtjes së punëve në kuadër të mirëfunksionimit institucional, ku po ashtu, vlerësoi angazhimin e përditshëm të Myftiut dhe imamëve në përmbushjen e objektivave të myftinisë.