Myftinia e Fierit ka organizuar sot konferencën me temë: “Ramazani, muaji i meshirës, solidaritetit dhe shëndetit”
Në këtë konferencë ishin të pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, myftiu i Fierit z.Taulant Bica, artisti i mirënjohur z. Mirush Kabashi, myftinj të disa rretheve, imamë, besimtarë dhe qytetarë të Fierit.
Paneli i referuesve ishte i përbërë nga teologu, z. Albert Isuf Kanani, përfaqësuesja e Zyrës së Gruas në KMSH, znj. Fatma Karaj, dhe mjeku, z. Petrit Leka.
Në fjalën e tij përshëndetëse nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli falënderoi myftininë për organizimin e konferencës dhe më pas u ndal tëk dobitë dhe vlerat e muajit të Bekuar të Ramazanit.
Myftiu i Fierit, z. Taulant Bica gjatë fjalës përshëndetëse theksoi rëndësinë e konferencës dhe tha se Ramazani është muaji i mëshirës, solidariteti, paqes dhe vëllazërisë.
Gjatë konferencës artisti i mirënjohur Mirush Kabashi solli për të pranishmit disa poezi, ku me performancën e tij krijoj një atmosferë mjaft të mirë.
Më pas fjala ishtë për panelistët ku teologu Kanani ligjëroi mbi dobitë shpirtërore të Ramazanit, znj. Fatma Karai referoi mbi dobitë sociale të këtij muaji dhe mjeku Petrit Leka referoi mbi dobitë shëndetësore të agjërimit.