Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti sot në selinë e institucionit Myftiun e Librazhdit, z. Ardit Hoxhllaku dhe imamët e kësaj myftinie me rastin e zgjedhjes së tij në krye të KMSH-së.
Në fjalën e tij, Myftiu i Librazhdit u ndal në disa çështje aktuale të myftinisë që ai drejton, duke theksuar aktivitetin e deritanishëm, nevojat e besimtarëve të Librazhdit dhe angazhimin e përditshëm të imamëve në shërbim të Islamit. Më tej ai uroi kreun e KMSH-së për zgjedhjen e tij në këtë detyrë.
Ndërsa Kryetari Spahiu theksoi bashkëpunimin dypalësh si një element mjaft të rëndësishëm në mbarëvajtjen dhe mirëfunksionimin e përgjegjësive në shërbim të besimtarëve myslimanë të Librazhdit dhe jo vetëm. Në fund ai i falënderoi përzemërsisht Myftiun dhe imamët e pranishëm për vizitën dhe urimet.