Myftiu i Lushnjes, z. Gramos Blliku i shoqëruar nga imamët dhe përfaqësues të tjerë të kësaj myftinie, vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në këtë detyrë.
Pasi i përcollën urimet për detyrën e re, Myftiu z. Blliku dhe të pranishmit e tjerë diskutuan mbi tematika të ndryshme të myftinisë dhe besimtarëve të Lushnjes.
Ndërsa Kryetari Spahiu në fjalën e tij, pasi i falënderoi të pranishmit për vizitën u ndal në rolin e imamit në shoqërinë ku bën pjesë, misionin e tij në shërbim të Islamit dhe besimtarëve myslimanë si dhe rëndësinë e bashkëpunimit me institucionin nga i cili varet.
Bashkëbisedimi ndërmjet tyre vazhdoi më tej mbi një sërë tematikash aktuale të zhvillimeve jo vetëm në Myftininë e Lushnjes por edhe më gjerë.