Me rastin e Muajit të Bekuar të Ramazanit, Myftinia e Pukës në bashkëpunim me Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit organizoi një program fetar me përshëndetje, ligjërata dhe ilahi.
Në këtë aktivitet ishin të pranishëm nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Lauren Luli, myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, kryetari i Këshillit të Bashkësisë Islame në Prizren, z. Besim Berisha, personalitete, imamë, dhe besimtarë të shumtë.
Pas këndimit të Kur’anit nga hafizi Daut Lezini fjalën përshëndetëse e mori myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani i cili falënderoj të pranishmit dhe më pas u ndal tek mirësitë dhe begatitë e muajit të Ramazanit.
Ndërsa nënkryetari i KMSH-së, z. Lauren Luli pasi përcolli përshëndetjen e Kryetarit të KMSH-së H. Bujar Spahiu, falënderoi Myftininë e Pukës dhe Këshillin e Bashkësisë Islame të Prizrenit për bashkëpunimin dhe realizimin e këtij programi.
Kryetari i KBI në Prizren, z. Besim Berisha pasi falënderoj përfaqësuesit e KMSH-së dhe Myftininë e Pukës për organizimin, tha se bashkëpunimi do të jetë i vazhdueshmë për të qenë më afër besimtarëve të Pukës.
Më pas programi ka vijuar me kumtesën e Dr. Orhan Beslimaj dhe ilahi nga vëllezërit Deniz dhe Menduh Allajbeg.
Në fund të programit u shtrua edhe iftari për të pranishmit.
 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë