Në xhaminë e Fushë-Krujës, u zhvillua mbrëmë programi: “Të njohim Profetin Muhamed (a.s)”, ku ligjëruan nënkryetari i KMSH-së z. Gazmend Aga, Myftiu i Krujës, z. Erjol Haxhiu, imamët Muharrem Vrana dhe Besmir Kruta.

Në fjalën e tij nënkryetari i Komunitetit Mysliman u shpreh se duke parë situatën në të cilën ndodhet njërëzimi sot, duke parë plagët e shoqërisë së sotme, njeriu ndihet i obliguar që t’i rikthehet shembullit të Profetit Muhamed a.s.

“Çdo profet me ardhjen e tij i solli zgjidhje problemeve të kohës, shërim plagëve të shoqërisë, po të mbledhim të gjithë pofetësitë e profetëve deri të Profeti Muhamed a.s., do të vëmë re sa ato i kanë dhënë një zgjidhje të qartë dhe përfundimtare problemeve që ka patur njerëzimi në atë kohë.

Me ardhjen e Profetit Muhamed a.s.,  ai u mundua t’i jepte një zgjidhje problemeve që kishte shoqëria në atë kohë dhe problemeve që do të kishte aty e tutje dhe ja ku jemi sot në shekullin 21 , ne si shoqëri shqiptare të ndikuar edhe nga problemet globale, hasim nga problemet më të ndryshme, që s’po mundim t’i zgjidhim si familje, si shoqëri e as si shtet dhe pikërisht këtu është roli i besimtarit dhe zgjidhja që duhet të sjellë me shembullin e tij.”, tha z. Aga.

Më tej në prgramin e organizuar nga Myftinia e Krujës, nënkryetari Aga nënvizoi faktin se të jesh besimtar është edhe një përgjegjësi e madhe dhe një besimtar i mirë i shërben shoqërisë, vendit apo komunitetit në të cilin jeton.

20 dhjetor 2016

15631472_1853700091580476_98860045_o

15657989_1853700164913802_543835978_o 15681939_1853700134913805_849993804_o15628698_1853699761580509_1845533791_o

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë