Myftiu i Kukësit, z. Islam Hoxha, njëkohësisht edhe Kryetar i Këshillit të Përgjithshëm të KMSH-së, i shoqëruar nga administratori dhe imamë të këtij rrethi, vizituan Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu me rastin e rizgjedhjes së tij në krye të institucionit për një mandat të dytë.
Gjatë kësaj vizite, të lartëpërmendurit ndanë mendime të ndryshme rreth punës së përditshme të imamëve në këtë rreth si dhe uruan Kreun e KMSH-së për rizgjedhjen e tij në krye të institucionit, duke shprehur dëshirën për një mandat sa më frytdhënës në të mirë të besimtarëve myslimanë.
Kryetari Spahiu, i falënderoi ata për vizitën dhe urimet si dhe shprehu vlerësimet e tij për punën e deritanishme Myftiut Hoxha dhe bashkëpunëtorëve të tij në rrethin e Kukësit.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë