Me rastin e muajit të bekuar të Ramazanit, Myftinia Pukë organizoi simpoziumin me temë: “Ramazani muaji i Kur’anit”.

Në këtë aktivitet mori pjesë Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani, pedagou i Shkencave Islame në Universitetin Bedër, Dr. Xhemal Saferti, përfaqësues nga Bashkësia Islame e Kosovës, Kasim Gerguri dhe Bahri Sejdiu, antarë të Këshillit të Myftinisë dhe besimtarë të qytetit.

Aktivitetin e përshëndeti Myftiu i Pukës, Gëzim Kopani i cili pasi uroi agjëruesit për muajin e Ramazanit, falënderoi Bashkësinë Islame të Kosovës për bashkëpunimin si dhe falënderoi qytetarët e rrethit të Pukës për pjesëmarrjen.

Ndërsa Dr. Xhemal Saferti ka përshëndetur në emër të Komunitetit Mysliman, duke uruar të gjithë besimtarët për muajin e bekur të Ramazanit.

Teologu Kasim Gerguri foli mbi veçoritë dhe vlerat e muajit të bekuar të Ramazanit duke sjell shembuj të ndryshëm nga Kur’ani dhe jeta e Profetit Muhammed a,s.

Telogu Bahri Sejdiu ligjëroi mbi vlerat e Kur’anit në muajin e Ramazanit, vendin që ai duhet të ketë në jetën e myslimanit dhe si duhet repektuar dhe lexuar Kur’ani gjatë muajit Ramazan.

Në fund Këshilli i Myftinisë Pukë vlerësoi me titullin “Pishtari Islam”, Kasim Gergurin dhe Bahri Sejdiun për bashkëpunimin dhe ndihmën e dhënë ndaj myftinisë dhe qytetit.

Aktiviteti u mbyll me një iftar të shtruar nga Bashkësia Islame e Kosovës, ku morën pjesë rreth 150 agjërues.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë