Myftiu i Pukës, z. Gëzim Kopani, i shoqëruar nga imamët e kësaj myftinie vizituan sot selinë e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, ku uruan Kryetarin e ri H. Bujar Spahiu, për zgjedhjen e tij në krye të institucionit.
Bashkëbisedimi i tyre u përqendrua kryesisht në zhvillimet e deritanishme të kësaj myftinie, si në aspektin menaxherial po ashtu edhe në angazhimin e përditshëm të imamëve në funksion të Islamit dhe besimtarëve myslimanë të rrethit Pukë.
Në fjalën e tij, Kryetari Spahiu, pasi i falënderoi myftiun dhe imamët e pranishëm për vizitën dhe urimet me rastin e zgjedhjes së tij në krye të KMSH-së, theksoi rëndësinë e angazhimit të vazhdueshëm të të gjithë faktorëve për të kontribuuar më tej në të mirë të Islamit dhe besimtarëve të kësaj zone.