Myftinia Vlorë, në prag të muajit të begatë dhe të shejntë të Ramazanit, organizoi në ambjentet e teatrit “Petro Marko” në Vlorë, simpoziumin me temë “Ramazani dhe vlerat e tij”.
Të pranishëm në këtë eveniment ishin nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Gazment Aga, Myftiu Vlorës z. Bilal Bodlli, Myftiu i Durrësit z. Redin Quku, Kryevaizi i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Lauren Luli, imamë të xhamive të qytetit të vlorës, të ftuar dhe shumë besimtarë e dashamirës të qytetit.
Simpoziumi u hap me leximin e disa vargjeve Kur’anore nga Kryevaizi i Kmsh-së z. Lauren Luli, Fjalën e mori Myftiu i Vlorës z. Bilal Bodlli për të përshëndetur të pranishmit ku përcolli tek ta simbolikën e muajit të Ramazanit dhe i uroi besimtarët për një agjërim të lehtë dhe të pranuar ke Zoti i Madhëruar. Më pas fjalën e mori nënkryetari i Kmsh-së z. Gazment Aga, i cili referoi për vlerat dhe rëndësinë që ka Ramazani dhe agjërimi. Simpoziumi u mbyll me fjalën e Myftiut të Durrësit z. Redin Quku, ku trajtoi dobitë e Ramazanit në aspketin psiko-social.
Programi u moderua nga z. Ledjan Matraxhiu, student i masterit për shkenca Islame, pranë universitetit Bedër në Tiranë.
Në fund për të pranishmit u shpërndanë revista Drita Islame, libra, fletushka, broshura me tematikë të ndryshme islame dhe për Ramazanin.