Myftiu i Gramshit, z. Armand Asllani dhe Myftiu i Përmetit, z. Avni Goma vizituan sot Kryetarin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiun me rastin e zgjedhjes së tij në krye të institucionit.

Gjatë bashkëbisedimit ata prekën një sërë tematikash të ndryshme administrative, fetare, kulturore dhe sociale të myftinive përkatëse si dhe i shprehën z. Spahiu urimet e tyre për detyrën e re.

Nga ana e tij Kryetari Spahiu, pasi i falënderoi ata për vizitën dhe ju uroi atyre punë të mbarë në përgjegjësitë e tyre, shprehu rëndësinë e bashkëpunimit të institucionit të KMSH-së dhe myftinive të rretheve në shërbim të Islamit dhe besimtarëve myslimanë të vendit tonë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë