Komuniteti Mysliman i Shqipërisë njofton të gjithë besimtarët myslimanë se sonte është Nata e Israsë dhe Miraxhit.
Israja është udhëtimi horizontal që Allahu ia mundësoi Pejgamberit, në një kohë të shkurtër disa sekondash.
Ndërsa Miraxhi, është udhëtimi i Profetit Muhamed a.s. nga Kudsi përtej shtatë qiejve, ku komunikoi drejtpërdrejt me Allahun, Zotin Gjithësisë.
Atë natë të madhe dhe të shenjtë, Krenaria e Njerëzimit do të shihte sekretet e botës së padukshme që s’mund të shihen nga syri i njeriut, ku dhe Zoti i bëri obligim myslimaneve faljen e pesë vakteve të namazit.
Ky udhëtim i Pejgamberit (a.s.), sipas shumicës së dijetarëve myslimanë, ka ngjarë në natën e 27 të muajit Rexheb, një vit para Hixhretit.
Në këtë udhëtim përtej qiejve, para syve të Muhamedit a.s. u zhdukën të gjitha pengesat e botës fizike, të cilat qëndrojnë si perde dhe pengojnë shikimin e botës shpirtërore. Pushuan të gjitha pengesat e kohës dhe hapësirës dhe të gjitha sekretet e qiellit e çdo gjë që ishte në tokë e fshehur, qe shfaqur në mënyrë të qartë dhe haptazi.
Lusim Allahun tua pranojë adhurimet dhe punët e mira.
E lusim Atë për paqe e begati për atdheun tonë e për gjithë njerëzimin!