Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Ali Zaimi, priti në një takim kryetarin e Shoqatës Pan-Shqiptare Amerikane “Vatra”, z. Gjon Buçaj.
Kryetar i Vatras vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman të Shqipërisë për qasjet dhe kontributin në çështjet shqiptare, për harmoninë dhe bashkëjetesën ndër fetare dhe për rolin e tij sa i përket myslimanëve shqiptarë.
Gjithashtu ai shprehu gatishmërinë e tij për bashkëpunime të mëtejshme.
Ndërkohë nënkryetari i Komunitetit Mysliman, z. Ali Zaimi, e njohu edhe më tepër z. Buçaj me funksionin dhe veprimtarinë e KMSH-së, si dhe shprehu vlerësimet për aktivitetin dhe gatishmërinë e përhershme të Vatras në çështjet e shqiptarëve të Amerikës. Ai gjithashtu i siguroi bashkëpunimin e Komunitetit Mysliman.
Në takim ishte i pranishëm edhe Kancelari i KMSH-së, Ylli Cikalleshi.
Para dy vitesh, Shoqata Vatra, me rastin e 100 vjetorit të saj, ftoi personalitete të ndryshme shqiptare, mes të cilëve edhe përfaqësues të Komunitetit Mysliman.
24 Nëntor 2014