Nënkryetari i Komunitetit Mysliman Bujar Spahiu i shoqëruar nga Drejtori i Burimeve Njerëzore Dorian Demetja si dhe nga Përgjegjësi i Sektorit të Rinisë në KMSH Lauren Luli, zhvilluan një vizitë pune në Myftininë e rrethit Pukë.
Kjo vizitë u zhvillua në kuadrin e përgatitjeve për muajin e shenjtë të Ramazanit. Gjatë vizitës N/Kryetari i KMSH-së Bujar Spahiu ndër të tjera tha: “Vizita e jonë në Myftinë e Pukës zhvillohet në kuadër të muajit të shenjtë të Ramazanit si dhe në mbështetje të aktiviteteve që Myftinia Pukë zhvillon në rrethin e Pukës. Myftinia e Pukës ka bërë hapa përpara duke zhvilluar aktivitete të ndryshme me qëllim shtimin e shërbimeve islame ndaj besimtarëve mysliman, dhe për të cilën ne e përshëndesim.”
Në fjalën e tij Myftiu i Pukës Gezim Kopani ndër të tjera tha: “Duke marr shkas nga kjo vizitë, të drejtuesve të KMSH-së gjej rastin të falënderoj Komunitetin Mysliman të Shqipërisë i cili mbështet aktivitet e myftinisë tonë. Falë kësaj mbështetjeje sot Myftinia e Pukës ka shtuar aktivitet e saj në të gjithë rrethin, duke bërë që fjala e Zotit të shkojë tek zemrat e besimtarëve.”
Gjatë këtij takimi Myftiu i Pukës Gëzim Kopani, informoi N/Kryetarin e KMSH-së z. Spahiu mbi aktivitet e kësaj myftinie si dhe diskutuan edhe mbi çështje të tjera të rëndësishme mbi jetën fetare në rrethin e Pukës.
18 Qershor 2013
/Drita Islame/