Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, z. Taulant Bica ka mbajtur hytben e ditës së Premte në Xhaminë e Qendrës në Librazhd.
Gjatë hytbes ai foli mbi meditimin i cili e shtyn njeriun drejt shtimit të adhurimit.
Jeta e njeriut është e rrethuar nga të gjitha anët me mirësi të pafundme nga Zoti i gjithësisë. Në të katërta stinët Krijuesi i tërheq vëmendjen njeriut për të parë madhështinë e Tij. Mirëpo jo të gjithë janë të aftë të mendojnë e thellohen rreth këtyre mirësive sepse njeriu nganjëherë nuk mendon aq sa duhet, disa gjëra i duken normale, e mund vrulli i jetës së përditshme dhe harron.
Është meditimi dhe meraku që e zgjon njeriun për të soditur gjithë këto mrekulli dhe e dërgon atë në përfundimin që dhe Zoti kërkon për njeriun. Në përfundimin se “Nuk i krijova xhindët dhe njerëzit vetëm se (të më njohin) të më adhurojne Mua!”(Dharijat:5).
Të menduarit rreth madhështisë së Zotit ka shpërblim pa masë dhe e lartëson njeriun shpirtërisht. Njeriu i cili posedon besim dhe një arsye të shëndoshë e kupton se Allahu nuk e krijoi pa asnjë qëllim dhe pa obligime. Në suren Enbija ajeti 16 Allahu (xh.xh) thotë: “Ne nuk e krijuam qiellin dhe tokën e ç’ka ka mes tyre pa një qëllim të caktuar!”
Meditimi i shëndoshë patjetër që duhet ta dërgoi njeriun në adhurim. Sepse njeriu pa adhurim ndaj Krijuesit të tij është jashtë qëllimit të krijimit. Ndërsa Zoti thotë në suren Hixhr thotë: “Dhe adhuroje Krijuesin tënd deri sa të të vijë vdekja”.
Gjithashtu nënkryetari zhvilloi edhe një vizitë në Myftininë e Librazhdit ku u takua me myftiun e këtij qyteti z. Ardit Hoxhllaku.
Gjatë këtij takima u diskutua mbi ecurinë e punëve dhe aktivitetin e kësaj myftinie.