Nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë z. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie, ambasadorin e Kosovës në Egjipt Prof. Dr. Beqir Ismaili.

Nënkryetari Spahiu e njohu ambasadorin Ismaili me aktivitetin e përditshëm të Komunitetit Mysliman dhe me objektivat për të ardhmen.

Ndërkohë nga ana e tij ambasadori Ismaili vlerësoi rolin e Komunitetit Mysliman si një rol kyç në faktorin e paqes dhe harmonisë në vend.

Në takim gjithashtu u bisedua edhe rreth krijimit të  mundësive për bashkëpunim në fushën akademike, për figurat e larta të hoxhallarëve shqiptarë, etj.

Ai u njoh edhe me botimet e fundit të Komunitetit Mysliman, revistat dhe aktivitetet e ndryshme të institucionit të KMSH-së.

Prof. Ismaili është gjithashtu një studiues i njohur dhe autor i shumë librave dhe studimeve shkencore.

Të pranishëm në këtë takim ishin edhe Drejtori  Kulturës në KMSH, Genti Kruja dhe Drejtori i Haxhit dhe Koordinimit me Botën Islame, Hamdi Çurri.

KMSH0012 KMSH0026

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë