Një ndër xhamitë më të mëdha në Shqipëri është përuruar në Dragostunjë të Librazhdit.

11034163_796493583779452_848352137870111958_n

Xhamia e re e Dragostunjës ka hapur dyert e saj përmes një ceremonie festive ku merrnin pjesë Nënkryetari i Komunitetit Mysliman, Bujar Spahiu, Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, miq e të ftuar të shumtë. Gëzimit të banorëve iu bashkuan gjithashtu deputeti i Librazhdit, Taulant Balla dhe Kryetari i Komitetit Shtetëror të Kulteve, Ilir Hoxholli.

Mirëseardhjen në emër të Myftinisë Librazhd pjesëmarrësve ua uroi administratori Xhevahir Bahiti, i cili theksoi se banorët e Dragostunjës tani e tutje do të kenë një institucion, që do të shërbejë jo vetëm për adhurimin e Zotit, por edhe për edukimin dhe arsimimin e brezave.

Nënkryetari Bujar Spahiu falënderoi, në emër të Kryetarit Skender Bruçaj, donatorët, autoritetet lokale dhe çdo person kontribuues për ngritjen e kësaj vepre me rëndësi fetare e komunitare. “Xhamia është vendi ku kultivohet dashuria për Zotin, për Profetin, për njerëzit; është vendi ku besimtari mëson të bëhet më i mirë për veten dhe i dobishëm për të tjerët”.

Ndërsa Myftiu i Tiranës, Ylli Gurra, e cilësoi ngritjen e kësaj xhamie si dëshmi të dëshirës së mirë të banorëve të kësaj zone për të kontribuuar në punë të dobishme. “Vullneti i mirë mund të realizojë vetëm vepra të mëdha”, tha Myftiu Gurra.

Pjesëmarrësit e shumtë i përshëndetën me radhë Myftiu i Librazhdit, Taulant Bicaj, deputeti Taulant Balla, etj.

Të gëzuar për këtë ëndërr të kthyer në realitet, të pranishmit mbushën më pas faltoren e re islame.

11 qershor 2015

11406932_488388897980952_6665142419687823837_n

11414487_1056903084338122_890380466_n

10411893_488377491315426_2165995478134799463_n

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë