Me anë të një letre drejtuar Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Koordinatori i Kombeve të Bashkuara në Shqipëri, z. Brian J. Williams ka uruar kreun e KMSH-së për detyrën e tij.
Në letrën e urimit është theksuar rëndësia e lirisë së besimt duke u mbështetur edhe në Deklaratën Universale të Drejtave të Njeriut, neni 18, i cili thotë: ” Gjithkush ka të drejtën e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe besimit…”
OKB gjithashtu ka vlerësuar harmoninë dhe bashkëjetesën fetare në Shqipëri, duke e konsideruar atë si një realitet praktik dhe bota mund të mësojë nga përvoja shqiptare në respektimin e lirisë së mendimit, ndërgjegjes dhe fesë.