Njoftim!

Në datat 26-29 tetor 2024, në vendin tonë do të zhvillojë një vizitë zyrtare ministri i Haxhit dhe Umres së Mbretërisë së Arabisë Saudite, shkëlqesia e tij Taufik b. Fawzan el-Rabiah.

Gjatë vizitës së tij në Shqipëri, krahas aktiviteteve të tjera, do të zhvillohet panairi i Haxhit dhe Umres, bashkëpunim ky mes Ministrinë së Haxhit & Umres dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë.

Në këtë panair, do të marrin pjesë kompanitë më prestigjoze që ofrojnë shërbime për haxhinjtë dhe umrexhinjtë në vendet e shenjta, Mekë dhe Medine.

Ftojmë të gjitha agjensitë turistike të Umres që ushtrojnë aktivitetin e tyre në trevat shqiptare (Shqipëri, Kosovë, Maqedoni e Veriut dhe Mali i Zi), të marrin pjesë në këtë panair të rëndësishëm për mbarëvajtjen sa më të mirë të umres në vendet e shenjta.

Agjensitë e interesuara për të marrë pjesë në këtë panair, duhet të plotësojnë formularin e mëposhtëm, jo më vonë se data 15 tetor 2024.

Linku: https://forms.gle/zeLktYrWhhfew6628

Për çdo informacion tjetër të nevojshëm kontakoni në:

Nr. Tel: 069 680 1100

Email: [email protected]