Kryetari i Komuniteti Mysliman të Shqipërisë priti në një takim Drejtorin e Mardhënieve me Jashtë të Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, z. Razim Kolic dhe ndihmësen e tij, znj. Azra Efendic Eminovic.

Bashkëpunimi i deritanishëm ndërmjet Komunitetit Mysliman të Shqipërisë dhe atij të Bosnje dhe Hercegovinës në fusha të ndryshme me natyrë fetare, aktivitetet e përbashkëta si konferenca, shkëmbime eksperiencash, por edhe mbështetja që Bashkësia Islame e Bosnje-Hercegovinës i ka dhënë Komunitetit Mysliman në rastin e fatkeqësisë natyrore të tërmetit që goditi vendin tonë në nëntor të vitit 2019, ishin ndër temat kryesore të bashkëbisedimit.

Kryetari Spahiu i falënderoi miqtë nga Bosnja dhe shprehu vendosmërinë që marrëdhëniet dypalëshe të vijnë duke u intensifikuar edhe më tej në funksion të shërbimit fetar dhe përçimit të mesazhit paqësor të Islamit në Shqipëri, Bosnje-Hercegovinë dhe mbarë Rajonin.

Mysafirët shprehën mirënjohjen e tyre për pritjen nga Kryetari i KMSH-së dhe i përcollën atij urimet e përzemërta të Kryetarit të Bashkësisë Islame të Bosnje dhe Hercegovinës, z. Husein Kavazovic.

Kryetari Spahiu u shoqërua në këtë takim nga Myftiu i Tiranës, z. Lauren Luli dhe Drejtori i Vakf/Investimeve dhe Financës, z. Edison Hoti.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë