Kryetari i Komuniteit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, priti në një takim kortezie në selinë e institucionit, z. Mushaal Alhajeri, ndihmës i drejtorit të zyrave të jashtme të Qatar Charity në shtetin e Katarit, i shoqëruar ky i fundit nga drejtori i Qatar Charity Albania, z. Mahmud Abas Shakir.
Bashkëbisedimi ndërmjet palëve u fokusua në marrëdhënien e deritanishme institucionale, marrëdhënie e konkretizuar në disa fusha me interes të përbashkët.
Pjesë e këtij takimi ishte edhe prezantimi i aktualitetit të dy institucioneve nga kryetari Spahiu dhe z. Alhajeri, të cilët bënë një rezyme të përgjegjësive dhe rolit të institucioneve në shoqëritë përkatëse.
Z. Alhajeri u zotua se do të angazhohet në zgjerimin e fushave të bashkëpunimit ndërmjet KMSH dhe Qatar Charity Albania në shërbim të islamit dhe familjeve në nevojë në vendin tonë.