Përfaqësues të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë zhvilluan sot një takim me kryetaren e grupit të grave deputete znj. MesilaDoda, në kuadër të projekteve të planifikuara në lidhje me familjen.
Në takim u bisedua për bashkëpunim në mbrojtje të familjes, qelizës kryesore të çdo shoqërie.
Përgjegjësja e Zyrës së Gruas u shpreh se elementët dhe faktorët për mbrojtjen e kombit janë të shumtë, por më i rëndësishëm është ai i familjes dhe se secili prej nesh të kapet fort pas saj, pasi pa një familje të shëndoshë nuk mund të ketë shoqëri e as komb.
Znj. Mesila Doda, pasi siguroi mbështetjen e saj, theksoi se pjesëmarrëset e “Aleancës së Grave Deputete” do të luajnë një rol të rëndësishëm dhe aktiv në hapat e ndërmarra, për realizimin me sukses të plotë të këtij procesi, në mbrojtje të familjes, embrionit të kombit.
Gjatë bisedës u shkëmbyen mendime të ndryshme lidhur me bashkëpunime të mëtejshme.
20 Qershor 2014