Në kuadër nismës për njohjen e besimtareve me rolin dhe shembullin e gruas në Islam, përfaqësueset e Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman janë ndalur edhe në qytetin e Beratit, më 22 Janar 2015
“Roli i bashkëshorteve të Profetit a.s., në përcjelljen e mesazhit Islam”, ka qenë tema e trajtuar edhe me besimtaret e këtij qyteti, ku u theksua se Profeti Muhamed a.s., erdhi me një mesazh, sipas së cilit, emancipimi i gruas në fusha të ndryshme të jetës, ishte ndër çështjet më thelbësore.
“Kjo bëri që gruaja të zërë vendin e saj të merituar në shoqëri. Kështu gruaja fitoi funksionalitet dhe luajti një rol të rëndësishëm në përcjelljen e dijes hyjnore, kryesisht për botën femërore e familjare, por edhe në çështje të përgjithshme. Dhe një rol kyç në përhapjen e mesazhit të pastër të islamit kanë luajtur edhe bashkëshortet e Profetit Muahmed a.s.”, u shpreh përgjegjësja e Zyrës së Gruas znj. Fatma Karaj.
Në fund të takimit u diskutua lidhur më çështje të ndryshme që shqetësojnë besimtaret në jetën e përditshme të realitetin tonë.
Takime të tilla në kuadër të njohjes së besimtarëve me rolin dhe shembullin e gruas në Islam do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.