Përfaqësuese të Zyrës së Gruas zhvilluan një takim me besimtaret e Kuçovës, më 22 Janar 2015, ku u diskutua mbi rolin e bashkëshorteve të Profetit a.s., në përcjelljen e mesazhit Islam.
Në fjalën e saj përgjegjësja e Zyrës së Gruas, znj. Fatma Karaj nënvizoi se bashkëshortet e Profetit (s.a.s) kanë luajtur një rol kyç në përcjelljen e plotë të mesazhit islam.
“Në krye të të gjithave patjetër që gjendeshin bashkëshortet e Profetit a.s., të cilat i shohim aktive dhe mbështetëse të kauzës së lartë të Islamit. Një pjesë të mirë të haditheve të Profetit Muhamed a.s., ne sot i kemi nga Aishja r.a. Ky aktivizim ishte në fakt i gjithanshëm, sepse ne ato i gjejmë edhe në zgjidhje të çështjeve të mëdha, ku shumë të tjerë do të kishin menduar se zgjidhje mund t’i jepte vetëm një burrë”, theksoi znj. Karaj.
Më tej takimi ka vijuar me pyetje përgjigje mes besimtareve të Kuçovës dhe përfaqësuese të Zyrës së Gruas.
Takime të tilla në kuadër të njohjes së besimtarëve me rolin dhe shembullin e gruas në Islam do të zhvillohen edhe në qytete të tjera të vendit.