Përfaqësuese të Zyrës së Gruas në Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, zhvilluan një takim me besimtaret e Shishtavecit, ku diskutuan mbi temën: “Istishare (Këshillimi)”, e cila u prit me mjaf interes nga gratë e këtij fshati.

Përfaqësuesja e Zyrës së Gruas, Nadia Lika gjatë takimit, u shpreh se përpara së të niset një punë, duhet të këshillohemi dhe të marrim të gjitha masat që të mos shkojmë në rrugë të gabuar dhe të fajësojmë njerëzit që na rrethojnë apo fillojmë me ankesat nga caktimi i Allahut.

“Nuk ka as një shtet aq të pasur dhe as një ushtri aq të fortë sa këshillimi.
Sahabët e nderuar nuk janë lëvduar e vlerësuar me ndonjë tjetër pohim përveç atij të ajetit: “Ata në punët e tyre këshillohen me njëri-tjetrin”. (Shura, 38)
I Dërguari i Allahut a.s., përveçse me sahabët, ulej e bisedonte edhe me bashkëshortet. Ai, si një shok i mirë, diskutonte me to për çështjet më serioze, profeti, në të vërtetë, nuk kishte nevojë të këshillohej me askënd, sepse Ai mbështetej prej zbulesës hyjnore.”, tha znj. Lika.
1 maj 2016

11259592_1108553352498700_8949464854432839491_okkkkkkkkkkkkkkkkkkkk

13086668_1108553302498705_2021425165614334832_o    13131494_1108553399165362_8834026932590430298_o

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë