Kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, h. Bujar Spahiu, priti në një takim në selinë e institucionit, përfaqësuesin e fondacionit “Swiss Barakah Charity”, z. Mohamad Axhemi.

Gjatë këtij takimi u diskutua për intensifikimin e marrëdhënieve ndërmjet dy institucioneve në shërbim të islamit dhe myslimanëve në vendin tonë.

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, vlerësoi rolin e Swiss Barakah në fushën e bamirësisë në mbarë botën dhe së fundmi edhe në vendin tonë.

Ndërsa z. Axhemi shprehu vlerësimet e tij për kontributin e vazhdueshëm që jep Komuniteti Mysliman i Shqipërisë në shërbim të nevojtarëve dhe myslimanëve, si dhe bashkëpunimin që institucioni ynë i ka ofruar fondacionit në fjalë.

Gjatë vizitës së tyre në vendin tonë, të shoqëruar nga myftiu i Gramshit z. Ermir Gjana, përfaqësuesit e Swiss Barakah do t’u vijnë në ndihmë rreth 125 familjeve nevojtare besimtare si dhe disa spitaleve e qendrave kulturore për fëmijë.

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë