ZK1A2330

Krerët më të lartë të bashkësive islame të rajonit marrin pjesë në aktivitetin e organizuar me rastin e 25 vjetorit të lirisë së besimit, si dhe njëherësh rihapjen e Kryegjyshatës Bektashiane në Shqipëri.

Gjithashtu gjatë kësaj ceremonie u përkujtua Haxhi Dede Reshat Bardhi me rastin e 5-vjetorit të ndarjes së tij nga jeta dhe u krye falja e namazit të parë në Mesxhidin e ri të bektashinjve, namazit të drekës.

Në këtë aktivitet të organizuar nga Kryegjyshata Botërore Bektashiane ishin të pranishëm kryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, Kryegjyshi H. Baba Edmond Brahimaj, kreu i Bashkësisë Islame në Kosovë, H. Naim Tërnava, përfaqësues të bashkësive Islame të Maqedonisë, Malit të Zi, Bosnje dhe Hercegovinës, Turqisë, Gjermanisë, si dhe besimtarë të shumtë.

Kryetari Bruçaj theksoi rëndësinë e lirisë së besimit si dhe kontributin e H. Dede Reshat Bardhit në ruajtjen e harmonisë ndërfetare, si dhe uroi besimtarët për më shumë dashuri mes njëri-tjetrit.

“Njeriu duhet të njohë vetveten në mënyrë që të njohë edhe Zotin. Uroj që ky mesxhid të shërbejë për të përsosur besimin në zemrat e njerëzve dhe për të njohur të vërtetën. I lutem Allahut që t’i mbushë të gjithë zemrat e myslimanëve me besim dhe e shtoftë dashurinë mes njerëzve dhe atë ndaj Profetit a.s. dhe Ehli Bejtit”, tha ndër të tjera z. Bruçaj.

Gjatë kësaj ceremonie u këndua Kur’an nga kryevaizi i KMSH-së, z. Lauren Luli, mevlud nga përfaqësues të Bashkësisë Islame të Kosovës, si dhe ilahi e poezi nga nxënësit e Medresesë së Tiranës.

Në fund të programit u shpërndanë çertifikata mirënjohjeje për përfaqësues të lartë të bashkësive islame, myftinj dhe kontribuues të ndryshëm.

4 prill 2016

ZK1A2283     ZK1A2470 ZK1A2482ZK1A2580ZK1A2565ZK1A2536ZK1A2315ZK1A2379

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë