Komuniteti Mysliman i Shqipërisë ka hapur dyert sot paradite për të pritur urimet me rastin e Fitër Bajramit.
Për të uruar vesimtarët për festën e Fitër Bajramit ishin drejtues të institucioneve shtetërore, lokale, publike e private, përfaqësues të komuniteteve të tjera fetare të vendit tonë, përfaqësues të subjekteve politike, trupit diplomatik, personalitete të jetës publike, të fushës së artit, medias, biznesit, etj.
Në mesazhet e tyre drejtuar Kreut të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë H. Skender Bruçaj, ata shprehën urimet dhe përshëndetjet e tyre të sinqerta për sakrificën e besimtarëve myslimanë gjatë muajit të bekuar të Ramazanit që lam pas si dhe uruan besimtarët për më shumë mirësi.
Komuniteti Mysliman i Shqipërisë falënderon të gjithë ata që morën pjesë në këto vizita si dhe të gjithë shqiptarët që kanë dërguar mesazhe urimi me rastin e kësaj feste.