bathore qendra kulturore (1) 

Është përuruar paraditen të hënën (3 Qershor 2013) qendra kulturore fetare në Bathore.

Kjo qendër e konceptuar si kompleks multifunksional e ndërtuar pranë xhamisë së  Bathores, është e përbërë nga ambiente shërbimi , klasa, biblioteka, salla e konferencave për aktivitete fetare e kulturore. Aty do të zhvillohen kurse të mësim-besimit,  Kur’anit, gjuhëve të huaja, etj.

Të pranishëm në këtë aktivitet ishin përfaqësues të Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, nënkryetari Bujar Spahiu, Drejtori i Arsimit Altin Shima, Myftiu i Tiranës Ylli Gurra, si dhe përfaqësues të pushteti lokal e vendor, si Zëvendëskryeministri Myqerem Tafaj, si dhe kryebashkiaku i Kamzës Xhelal Mziu si dhe banorë të shumtë të Bathores.

Nënkryetari i Komunitetit Mysliman z. Spahiu, u shpreh se ndërtimi i qendrave të tilla në Shqipëri është shumë i  domosdoshëm pasi ato rigjallërojnë jetën kulturore e fetare të vendit përkatës në të cilën operojnë.

Edhe përfaqësuesit e pushtetit lokal dhe qendror e vlerësuan ndërtimin e një objekti të tillë pasi siç thanë ata njerëzit kanë nevojë për vende të tilla ku të mësojnë më shumë rreth fesë e besimit dhe të zhvillojnë së bashku aktivitete të ndryshme.

Qendra u financua nga shoqata kuvajtiane Bejtuz Zeka.

bathore qendra kulturore (6)

 

 

Pajtohuni

Regjistrohuni në listën tonë të POSTIMEVE


© Të gjithë të Drejtat e Rezervuara 2024 Komuniteti Mysliman i Shqipërisë