Ditën e shtunë, më 23 korrik 2016, u zhvillua ceremonia e përurimit të xhamisë së re të fshatit Kullaj, në Njësinë Administrative Postribë.
Besimtarë të shumtë morën pjesë në këtë ceremoni, të cilën e nderuan me pjesëmarrjen e tyre edhe nënkryetari i Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, H. Bujar Spahiu, Drejtori për Evropën i Fondaciont “Mercy International”, Kuvajt, z. Khalid El-Mula, Myftiu i Zonës Shkodër, Imam Muhamed B. Sytari, Myftiu i Malësisë së Madhe, H. Edmir Smajlaj, Drejtori i Fondacionit “Mirësia”, z. Korab Kaja, Kryetari i Shoqatës “Ardhmëria”, z. Tahir Zeneli, Drejtori i Shoqatës “Mirënjohja”, z. Samet Shehu, Administratori i Njësisë Administrative, Postribë, z. Altin Shabaj dhe shumë imamë, teologë dhe besimtarë të zonës.
Në përshëndetjet e kësaj ceremonie u dhanë mesazhe të qarta harmonie në mesin e myslimanëve, qëndrueshmërie në besim dhe lidhje të fortë me xhaminë dhe mësimet e saj.